Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Fqinjët tanë jugorë, me të cilët kacafytemi përbindshëm brigjeve të moskuptimit nacionalist, ku na ka hedhur, edhe më të dëshpëruar, dallga e verbër e statuseve në Facebook dhe mjeteve të tjera të (mos)komunikimit, kanë mbyllur të hënën, shpejt-pastër-bukur, procesin e zgjedhjeve parlamentare.
Kiriakos Micotaqis, lideri i ri i një familjeje të vjetër të politikës greke, ka zënë vendin e Aleksis Ciprasit, një lideri gjithaq të ri, që të paktën në dukje përfaqësonte 'familjen e madhe popullore' greke. Dallimet ideologjike mes tyre nuk janë objekt i këtij shkrimi, i cili ndërtohet mbi pesimizmin që sjellin dallimet mes Greqisë dhe Shqipërisë, Tiranës dhe Athinës politike.
Këto diferenca janë disa nivelëshe dhe kanë të bëjnë jo vetëm me superstrukturën politike dhe shoqërore, por edhe me individët që drejtojnë partitë tona. Greqia na ndihmon, më shumë se asnjë vend tjetër, për të na e përafruar apo për ta bërë krahasimin të mos duket dhe aq naiv. Siç do të ishte ta zëmë komparativi politik me vendet skandinave apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Grekët, megjithatë, kanë mbërritur në 'Spartën' e demokracisë dhe të shoqërisë, kurse shqiptarët janë ende në Termopile.
Krahasimi mund të fillojë nga liderët e pushtetit në të dy vendet, Cipras në Greqi dhe Rama në Shqipëri. Për shembull, duke nisur me njohjet e përgjegjësive shtetërore të cilat Cipras i ka marrë përsipër, ta zëmë duke thënë se do të shkojë në zgjedhje të parakohëshme nëse humbet në garën për në Parlamentin Europian (që e bëri), por edhe se do të respektojë vullnetin e grekëve, pasi i humbi këto të fundit (gjë që gjithashtu e bëri pa vonuar).
Rama, në kokëfortësi, nuk është i gatshëm të provojë forcat para asnjë dyshimi, siç nuk e bëri, edhe pse vendi është i karamboluar në krizë politike, as para ngecjes së prospektit të integrimit të vendit, as para ricikilimit të një tradite komuniste, asaj të votimeve pa kundërshtar, siç i pamë më 30 qershor.
Cipras e Ramën i lidh në ndryshim diçka edhe më e fortë. Një vend fqinj që quhet Maqedonia e Veriut. Kryeministri grek duke firmosur Marrëveshjen e Prespës i mundësoi fqinjit të vet më të vogël hapjen e portave aleksandrine të NATO-s dhe BE, që mbaheshin të mbyllura heremtikisht nga politika izolacioniste dhe mendjengushtë e Shkupit dhe Athinës. Edhe pse ajo firmë i humbi shumë pikë në opinionin e brendshëm grek, efekt që u pa si në votime europiane ashtu edhe ato parlamentare.
Cipras mund të ikë ose të rrijë në politikën greke, në të dy rastet si reformator i një përmase rajonale. Në një rajon ku pajtimet ndëshkohen gjithmonë nga mosmarrëveshjet.
Rama dhe qeveria e tij bënë krejt të kundërtën për Zaevin dhe fqinjët tanë maqedono-veriorë, ku jeton edhe një pakicë (aspak e vogël) shtetformuese shqiptare. Nëse Shqipëria nuk do të ishte çiftuar me Maqedoninë e Veriut, kjo e fundit do të ishte një vend me negociata të hapura antarësimi me BE-në. Të paktën deri në tetor, kur gjasat janë që Shqipëria të jetë ende peng i krizës, dhe Shkupi të shkëputet nga 'pesha e vdekur' e Tiranës.
Nëse Ciprasi ynë, Rama, është një dështim, çfarë mund të thuhet për Micotaqisin tonë, Bashën. Ta konsiderosh sukses do të thotë se je ende në Termopilet e kuptimit politik, askund i gjallë rrugës për në Spartë.
Basha, në pamje të jashtme, ka 'pëlhurën' e një Micotaqisi. Edhe pse nuk ka traditë politike familjare si lideri grek, shefi i PD ka një edukim dhe outlook perëndimor. Basha ka dështuar pikërisht në atë këshillë që revista britanike The Economist i jepte Micotaqisit, duke i kërkuar 'shkëputjen nga familja politike'. Basha ka kryer koperturën e një shkëputjeje duke lënë jashtë 'senatorë' të partisë, por asnjëherë një rifreskim dinjitoz të partisë së dytë më të madhe në Shqipëri. Gjithmonë në ndërdyshje, ai ka ende nën kontroll një formacion politik që shkon pak përtej bazës, por nuk bymehet kurrë sa një frymëzim politik. Edhe pse përballë i gjendet një shumicë që mund të konsiderohet si 'total fuck up'. Ka shumë mënyra për ta parë dhe përimtuar PD-në e Bashës, por pavendosmëria e liderit, mungesa e kredos dhe manifestit politik, e bën edhe opinionin publik të ndihet ngurrues.
Nuk janë vetëm këto ndryshimet mes Shqipërisë dhe Greqisë, mes Tiranës dhe Athinës politike. Votimet, numërimi i votave, nxjerrja e rezultatit, pranimi i tij etj., pas një maskarade që ende nuk është mbyllur zyrtarisht, siç ishte 30 qershori, e bën këtë zheg vere shqiptare të përvëlojë edhe më shumë mjerim.
Rama e Basha, që bënë një marrëveshje dy vjet më parë dhe dy vjet më vonë janë sërish te portat Skee të konfliktit, duken edhe më të mjerë në këtë ballfaqim politik.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38