Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Boshko Jakshiç / Politika
E mbetur si relikt i vetmuar i Jugosllavisë në të cilën nacionalizmat përplasen si në prag lufte, Bosnjë-Hercegovina është lënë në dorë të fatit të saj të keq, ndërsa angzhimet e herëpasherëshme nga jashtë nuk arrijnë të sendërtojnë idealin e një shteti multietnik, multikultural dhe multikonfesional sikurse shkruhet në rreshtat e Marrëveshjes së Dejtonit.
Si është puna me Bosnjën e cila për një vit të tërë, që nga dita e zgjedhjeve parlamentare, nuk është në gjendje të formojë qeverinë, duke rrezikuar kështu jo vetëm t’i japë lamtumirën integrimit europian, por edhe ekzistencës së saj?
Treshja boshnjake- Partia e Aksionit Demokratik (PAD), Bashkësia Demokratike Kroate (BDK) dhe Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur (ASDP), janë rreshtuar në të njejtën vijë zjarri në të cilën dikur luftohej. Bakir Izetbegoviçi, Dragan Çoviçi dhe Milorad Dodiku, shefat e këtyre tri partive, vazhdojnë t’i bëhen pengesë rrugës, qoftë edhe të ndonjë përpjekje çfarëdo, të bashkëjetesës së tri etnive boshnjake. Natyrisht që në një dynjallëk të këtillë ata nuk janë në gjendje as të respektojnë qoftë edhe një parim mbi të cilin kanë rënë paraprakisht dakord mbi formimin e qeverisë në nivel të Bosnjë- Hercegovinës. Fakti që ata nuk janë në gjendje të mbajnë fjalën e tyre nuk përbën ndonjë gjë të re. Kjo është, more zotni, Bosnja e tyre, në të cilën ka më shumë rëndësi se çfarë do të thonë në Ankara, Zagreb apo në Beograd ndërsa ajo që do të kishin për të thënë qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës as që përbën interes për ndokënd.
Shkak për këtë ndalim ishte mungesa e konsensusit rreth Planit Vjetor Kombëtar (PVK) që duhej t’i dorëzohej NATO-s. Emërimin e Zoran Tageltit, kandidat nga Republika Srpska, Zheljo Komshiçi nga BDZ dhe Sadik Xhaferoviçi nga PAD, e kushtëzuan me dërgimin e PVK-së në Bruksel. Megjithëse dokumenti nuk do të thotë antarësim në aleancën perëndimore, Milorad Dodiku ishte kundër, kësisoj kërcënoi që, nëse deri me 5 shtator nuk do të emërohej Kryesuesi i këshillit të Ministrave, do të tërhiqte miratimin e tij për formimin e institucioneve shtetërore. Paralajmëroi edhe mundësinë e tërheqjes së kompetencave që pas luftës janë përcjellë në nivel të Bosnjë -Hercegovinës.
Ndërsa Dodiku kërcënon shpërbërje të një sistemi (jo)ekzistues, komisari ende aktual për politikën e fqinjësisë dhe bisedimet për antarsimin në BE, Johanes Han, përsërit më kot floskula të zbrazëta se udhëheqja tripalëshe e vendit duhet „të marrë përgjegjësinë“ dhe të emërojë Këshillin e Ministrave. Afati ka kaluar. Liderët e Bosnjë-Hercegovinës kanë mbetur të ngujuar në istikamet në të cilët, me një luftë paqesore, përveç Dodikut, komandojnë liderët boshnjakë në hije, Bakir Izetbegoviçi dhe Dragan Çoviçi. (Bakir Izetbegoviçi është kryetar i PAD, ndërsa antar i kryesisë së B e H nga kjo parti është Sadik Xhaferoviçi, ndërsa Dragan Çoviçi është kryetar i BDK, ndërsa përfaqësues i entitetit kroat në Presidencën e B e H është Zheljko Komshiçi. Milorad Dodiku është edhe kryetar i ASDP. Shën. i përkth.).
Kjo kriza e re në koleksionin e madh të të tillave është deprimuese për të gjithë, me përjashtim të aktorëve direktë që nuk janë të gatshëm për kompromise.
„Fakti që trioja nacionaliste fantastikus nuk është e aftë në mënyrë të pavarur arrijë as deri te ndarja e funksioneve ministrore dhe e funksioneve të tjera atraktive shtetërore, tregon se nuk duhet të shpresojmë për asgjë të zgjuar, të përgjegjshme dhe shoqërisht të dobishme deri në zgjedhjet e ardhshme të rregullta. Në të cilat qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës me një mazohizëm të besueshëm do të votojnë përsëri për partitë e shkatërrimit, ndarjes, konflikteve. Më kot, në vend të pendesës, këtu te ne ofrohet shpërbërja“- shkruan me emocion një komentator i gazetës „Dnevni Avaz“.
Teknikisht problemin e hapi ai i cili Bosnjë-Hercegovinën e etiketon shtet jofunksional. (Milorad Dodiku. Shën. i përkth). Qëndrimet pothuajse galaktikisht të larguara tregojnë sesa janë të ndryshëm vizionet e aktorëve. „Bosnjë-Hercegovina është në krizë, ndoshta është në fazën e shpërbërjes“, thotë Dodiku për të cilin një epilog i tillë është ëndërra shumëvjeçare.
E vetmja platformë e përbashkët që kanë arritur këta tre kalorës të Apokalipsit është ajo për Bashkimin Europian. Por edhe këtu asnjë lëvizje përpara. Ndërsa antarët e entitetit boshnjak dhe kroat të presidencës mendojnë se orientimin europian duhet ta përforcojnë me atë euroatlantik- hyrjen në NATO- përfaqësuesi i Republikës Srpska ka marrë nga Serbia neutralitetin ushtarak e politik. Ai dëshiron ta ruajë entitetin e tij nën ndikimin rus, e kësisoj antarësimi në NATO për të është më shumë se herezi.
Është krijuar një shtet në të cilin tre liderët përjetojnë në vetvete në mënyrë makiaveliste duke nxjerrë jashtë njerëzit nga ekuacionet politike. Kur Dodiku thotë me krenari: „E çfarë demokracie, nuk ka këtu demokraci“, ai e di mirë se këtë e thotë nga pozita e anëtarit të kreut shtetëror dhe kjo tingëllon si sarkazëm. „Por Dodiku thotë të vërtetën“, konstaton opinionisti i gazetës „Osllobogjenje“, Gojko Beriç.
Liderët e partive nacionaliste boshnjake për dhjetëvjeçarë të tërë luajnë me popullin që ndodhet në udhëkryq. Përhapja e pasioneve etnike i mban këta liderë në pushtet, por njëkohësisht zvoglon në mënyrë dramatike numrin e atyre që duan të jenë pjesmarrës në këtë lojë të rrezikshme. Të etur për pushtet, liderët edhe nuk duan të vërejnë se në këto gjashtë vitet e fundit gjysëm milioni banorë janë larguar nga Bosnjë-Hercegovina, duke u bërë kështu diaspora me rritjen më të shpejtë në BE.
Përse tani ata duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme? Krizat e dobësojnë Bosnjën, por forcojnë aktorët e saj egoistë që sillen sikur kanë në dispozicion tërë kohën e kësaj bote.
Kjo gjendje, shefin e vërtetë të Republikës Srpska e lë të vetmuar në udhëkryqin gjeostrategjik, gjë që ai e dëshiron më së shumti, sepse me sasinë e inatit të shfaqur ndaj Perëndimit, mund të tregojë besnikërinë ndaj Lindjes. Kryesuesi Komshiç mund t'u kërkojë falje sa të dëshirojë pushtetarëve ukrainas sepse Dodiku në mediat ruse lavdëron aneksimin e Krimesë dhe Sevastopolit.
Bosnjë e Hercegovina është e ndarë me „perden e hekurt“ brenda saj, ndërsa potenciali i Moskës që ta rëndojë situatën- në rastin më të mirë kjo shprehet në ruajtjen e status quo-së në këtë moment, më i madh sesa ai amerikan, BE është akoma në rrugë duke udhëtuar.
Çfarë mund të bëjë i dërguari special amerikan Metju Palmer“. „Vizioni jonë për Ballkanin Perëndimor është ai ku të gjitha vendet të jenë qytetare, dhe jo vetëm pronë e një grupi etnik të caktuar“, deklaroi ai për gazetën „Dello“ të Ljubljanës.
Pas më shumë se një dhjetëvjeçari angazhimi anemik, për BE-në ndoshta ka ardhur koha për një ripaketim serioz të rajonit. Për treshen boshnjake nuk do të kishte vend në këtë proces. Ka ardhur koha që të zëvendësohet nacionalja, që qytetarja të mbizotërojë ndaj etnikes.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza