Flash News

KRYESORE

A mund të rinfektohemi nëse e kemi kaluar njëherë COVID-19?  

A mund të rinfektohemi nëse e kemi kaluar njëherë COVID-19?

Dilemave të studimeve të ndryshme nëse mund të riinfektohemi me COVID-19 duket se iu ka ardhur fundi pasi tre raste janë konfirmuar vetëm gjatë fillimit të kësaj jave. Dy raste u raportuan  në Europë të martën, ndërsa një ditë më parë, një tjetër u raportua në Hong Kong, srkuan Politiko.al duke iu referuar The New York Times.

Një 33 vjeçar nga Hong Kong-u, një person i moshuar nga Hollanda dhe një grua nga Belgjika, të tre të infektuar më parë, këtë herë shfaqën vetëm disa simptoma të lehta.

Në të tre rastet, studiuesit krahasuan materialin gjenetik nga të dy herët e infektimit dhe konfirmuan që pacientët nuk mbanin mbetje të virusit të vdekur nga infektimi i parë.

“Riinfeksionet me virusin nuk janë befasuese, ashtu si me shumicën e viruseve të tjerë të frymëmarrjes, duke përfshirë koronavirusin dhe gripin e ftohjes së zakonshme, mund të mos krijohet imunitet dhe të mos parandalohet një riinfektim”,-  thanë ekspertët për The New York Times.

Të fundit