Flash News

KRYESORE

A pati distancim në takimin e sotëm Kurti-Mustafa? LDK sqaron opinionin publik

A pati distancim në takimin e sotëm Kurti-Mustafa? LDK sqaron

Lidhja Demokratike e Kosovës ka qartësuar opinionin publik në lidhje me përfundimin e takimit të liderit të saj Isa Mustafa me atë të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

LDK-ja informoi me një njoftim për shtyp se gjithçka që po diskutohet rreth takimit të sotëm me Isa Mustafës dhe Albin Kurtit janë të pavërteta.

“Të gjitha supozimet dhe hipotezat që po qarkullojnë sonte nëpër medie rreth diskutimeve të sotme në mes të LDK dhe LVV janë të pavërteta. LDK, në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshje, i ka paraqitur ofertën LVV-së për bashkëqeverisje”, informoi LDK-ja.

Në media u përfol se në takimin e sotëm të dy liderët nuk arritën asnjë marrëveshje, madje u krijua më tepër distancë, nisur nga fakti se nuk u bë asnjë deklaratë, e po ashtu sepse nuk u la asnjë datë për takimin e radhës.

Të fundit