Flash News

KRYESORE

A po përgatit Rama përjashtimin e një deputetit tjetër nga PS-ja? Doli kundër vettingut

A po përgatit Rama përjashtimin e një deputetit tjetër nga

Pak javë më parë, kryeministri Edi Rama përjashtoi nga radhët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste deputetin Gjetan Gjetani, pas deklaratave të bëra nga ky i fundit kundër policisë.

Ditën e djeshme një tjetër deputet i PS-së, me deklaratat e bëra, ka dal nga ‘rreshti’. dDputeti Alket Hyseni ka shprehur rezerva sa i takon procesit të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas deputetit në fjalë komisioni po heq gjyqtarë dhe prokurorë nga sistemi i drejtësisë duke u bazuar vetëm në komponentin ekonomik dhe jo duke u bazuar në kriteret profesionale, apo integritetin e përfaqësuesve të gjyqësorit.

Sipas tij, në sistemin e drejtësisë ka gjyqtarë të cilëve u janë rrëzuar mbi 50% e vendimeve në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë.

“Këto institucione kanë harruar që kanë tre komponentë vlerësimi në punën e tyre, që është komponenti profesional, por edhe i figurës, por ata janë futur në një proces teknik të verifikimit pasuror duke e shndërruar procesin thjeshtë në një strukturë të re të verifikimit pasuror”, u shpreh deputeti i PS.

A do të përdori Rama për Alket Hysenin të njëjtin standard që përdori në rastin Gjetani? Kjo mbetet për t’u parë. Pas përjashtimit Gjetani u shpreh se ftohja me Ramën kishte nisur më herët ndërkohë që nuk dihet nëse deklaratat e bëra nga Hyseni lidhen me raportet e tij me kryeministrin.

 

Të fundit