Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Në mbi katër muaj që kur Kina raportoi një shpërthim të pneumonisë virale në provincën Hubei, koronavirusi është shtrirë pothuajse në çdo cep të botës, por ende nuk ka një përgjigje të qëndrueshme se nga ku filloi e gjithë kjo.
Kina ka thënë se personat e parë të infektuar e morën virusin nga kafshët e gjalla që shiten në një treg në Wuhan, qyteti kryesor i provincës Hubei. Por që kur dolën në dhjetor të vitit të kaluar njoftimet e para publike për një shpërthim viral të pazakontë, shumë vëzhgues kanë vërejtur gjithashtu se laboratori i parë biologjik i nivelit të sigurisë 4 të Kinës, i cili kryen studime mbi koronaviruset e kafshëve, ndodhet vetëm disa kilometra larg tregut të gjësë së gjallë.
A është thjesht një koinçidencë? Apo luajti laboratori në fjalë një rol më substancial në këtë shpërthim? Pa prova të qëndrueshme, spekullimet po mbushin boshllëkun. Në vazhdim janë gjërat që dihen deri më tani.
Shqetësimet amerikane për sigurinë
I strehuar në rrethinat kodrinore të Wuhanit, laboratori i sigurisë së lartë biologjike është i pari i këtij lloji në Azi. Aty gjenden mbi 1500 modele virusesh.
Laboratori ka përbërë prej dy vitesh një burim shqetësimi për zyrtarët amerikanë.
Dy kabllograme të Departamentit të Shtetit tregojnë se si zyrtarë të ambasadës amerikane në Pekin bënë disa vizita tek ky objekt kërkimor dhe i dërguan Uashingtonit dy paralajmërime zyrtare në fillimin e vitit 2018, për sa i përket masave të pamjaftueshme të sigurisë në këtë laborator. Në atë periudhë, shkencëtarët po zhvillonin studime të rrezikshme për koronavirusët nga lakuriqët e natës, njoftonte gazeta The Washington Post, duke cituar burime të shërbimeve të
Ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të shërbimeve amerikane të zbulimit u thanë gjithashtu mediave të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, se komuniteti i zbulimit po shqyrton nëse koronavirusi u shfaq aksidentalisht nga laboratori, apo nëse "pacienti zero" punonte atje.
Megjithatë, burime të zbulimit i thanë Zërit të Amerikës se komuniteti i shërbimeve amerikane të zbulimit "nuk kanë rënë kolektivisht dakort për një teori të vetme" për sa i përket origjinës së koronavirusit.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara po hetojnë, zyrtarët thonë se mungesa në vazhdimësi e transparencës nga qeveria kineze, ndër të tjera edhe për Institutin e Virologjisë së Wuhanit, ngre pikëpyetje se si filloi epidemia. Zyrtarët akuzojnë gjithashtu Pekinin se ende nuk po i ndan të gjitha të dhënat që ka me komunitetin ndërkombëtar.
Shqetësime sigurie nga vetë kinezët
Kina refuzon me forcë mundësinë që virusi ta ketë patur fillesën në laboratorin e sigurisë biologjike, në vend të transmetimit nga kafshët tek njeriu në Wuhan. Sidoqoftë, autoritetet kineze nuk kanë ofruar prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimin e tyre.
Madje, ekziston evidencë kineze se laboratori kishte probleme sigurie. Zëri i Amerikës ka gjurmuar njoftimet e mediave shtetërore kineze ku flitet për incidente sigurie të pikasura nga inspektorët e qeverisë kineze, si dhe për aksidente të njoftuara që patën ndodhur kur punonjësit përpiqeshin të kapnin lakuriqët e natës të destinuar për punën kërkimore.
Rreth një vit përpara shpërthimit të koronavirusit, një vlerësim sigurie nga një ekip i qeverisë kineze konstatoi se laboratori nuk plotësonte standartet e vendit në pesë kategori.
Dokumenti i gjendur në faqen zyrtare të laboratorit thotë se pas një inspektimi të rreptë dhe të detajuar, ekipi dha një vlerësim të lartë për menaxhimin në tërësi të sigurisë së laboratorit. "Në të njëjtën kohë, ekipi inspektues paraqiti gjithashtu opinione për korrigjime të mëtejshme për pesë aspektet e pazbatuara dhe dy konstatime të lindura gjatë vëzhgimit", thuhet po aty.
Përveç problemeve në laborator, media shtetërore kineze gjithashtu raportoi se inspektorët i kanë gjykuar të pakujdesshëm shkencëtarët në menaxhimin e lakuriqëve të natës.
Njëri prej shkencëtarëve që punonte në Qendrën e Wuhanit për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve i përshkruante medias shtetërore kineze se si ishte sulmuar njëherë nga lakuriqët e natës dhe se kishte përfunduar me gjakun e lakuqirëve në lëkurën e tij.
Në një tjetër incident, i njëjti shkencëtar harroi të vishej me mbrojtëset e duhura dhe urina e një lakuriqi i kishte rrjedhur "si shiu nga maja e kokës" së tij, njoftonte agjensia shtetërore e lajmeve Xinhua.
Kina, pa një agjensi të vetme për zbatimin e masave të sigurisë biologjike
Qeveria kineze ka mbështetur prej kohësh bioteknologjinë, por më së fundmi udhëheqësi kinez Xi Jinping e ka bërë sigurinë në laboratore një prioritet kombëtar. Ai tha gjatë një takimi të udhëheqjes kineze në Pekin shkurtin e vitit të kaluar se vendi duhej të përshpejtonte miratimin e ligjit të tij të parë për sigurinë biologjike, ku do të përcaktoheshin politikat kombëtare për menaxhimin pathogjenëve të rrezikshëm. Një projektligj u paraqit në muajin tetor tek Komiteti Drejtues i Kongresit të Popullit, organi më i lartë legjislativ.
Një shqyrtim i pavarur amerikan i sigurisë biologjike të Kinës në vitin 2016 konstatoi se vendi kishte "mungesa zyrtarësh, ekspertësh, dhe shkencëtarësh të specializuar për sigurinë biologjike në laboratore".
Beth Willis, ish-Kryetarja e Komitetit Këshillimor të Komunitetit të Laboratorëve, me seli në Maryland, tha se rreziku më i madh për publikun nga laboratorët që strehojnë patogjenë të rrezikshëm janë kur punëtorët e laboratorit në mënyrë të paditur infektohen dhe më pas shkojnë në komunitet.
"Kjo në të vërtetë ka ndodhur më shumë se një herë nga laboratorët e USAMRIID (Instituti i Kërkimeve Mjekësore të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Sëmundjeve Infektive) në Fort Detrick, Maryland. Ndërsa punëtori u sëmur, ose ishte shtruar në spital me një patogjen vdekjeprurës, ai patogjen nuk ishte infektues nga njeriu tek njeriu, dhe një shpërthim nuk ndodhi," tha ajo në një email për Zërin e Amerikës.
“Aksidentet ndodhin rregullisht. Kemi parë disa raste të laboratorëve të profilit të lartë vitet e fundit ku kanë ndodhur aksidente ose janë bërë gabime. Për shembull, në vitin 2014 në CDC (Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve) ka pasur gabime të sigurisë që përfshijnë virusin Ebola, antraksin dhe gripin e shpendëve, dhe ka patur gabime në NIH (Institutet Kombëtare të Shëndetit) që përfshijnë virusin variola i cili shkakton linë", tha Dr Filippa Lentzos, një eksperte e biosigurisë në King's College të Londrës.
"Këto janë vetëm maja e ajsbergut," tha zonja Lentzos.
Hetimet kineze mbi origjinën e COVID-19
Ndërsa diplomatët dhe zyrtarët kinezë kanë paraqitur një larmi teorish konspirative se ku filloi shpërthimi, ministria e jashtme e vendit ka këmbëngulur që kontrolli duhet të lihet ekspertëve.
"Kina ka përmendur shumë herë që origjina e virusit është një pyetje shkencore, e cila duhet të vlerësohet nga shkencëtarët dhe ekspertët mjekësorë dhe nuk duhet të politizohet," tha Geng Shuang, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze, në një konferencë për shtyp të hënën.
Por, vetë zyrtarët kinezë u kanë ofruar pak të dhëna shkencëtarëve që t'i ekzaminojnë, dhe kanë mbajtur laboratorin dhe pjesët kyçe të Wuhanit praktikisht të mbyllura për hetuesit e huaj.
Raporti i përbashkët me Kinën i Organizatës Botërore të Shëndetit botuar në fund të shkurtit, mbi origjinën e mundshme të virusit, renditi tre hetime të vazhdueshme mbi origjinën e virusit, asnjë prej të cilave nuk dukej se e konsideronte laboratorin si një vektor të infeksionit.
Ekspertët e virologjisë të intervistuar nga Zëri i Amerikës besojnë se studiuesit nuk duhet të përjashtojnë mundësinë që virusi të hyjë në popullatën njerëzore për shkak të një aksidenti laboratorik.
"Një komponent kryesor i projektit për virusin e ri në Institutin e Virologjisë së Wuhanit kishte të bënte me infeksionin e kafshëve laboratorike me viruse të reja të lakuriqëve," tha Richard H. Ebright, profesor i biologjisë kimike në Universitetin Rutgers.
"Prandaj, mundësia e një aksidenti laboratori përfshin dy variante: (1) skenarët me transmetim të drejtpërdrejtë të një virusi lakuriqi tek një punëtor laboratori, dhe (2) skenarë me transmetimin e një virusi të lakuqirit tek një kafshë laboratorike, si p.sh. një brejtës, dhe pastaj te një punëtor laboratori".
Laboratorët e sigurisë biologjike të nivelit 4, si ai në Wuhan, janë laboratorët më të sofistikuar izolues që janë krijuar për të punuar me patogjenët më vdekjeprurës në botë. Sidoqoftë, modeli i laboratorit nuk mund të ndreqë trajnimin e dobët ose gabimet njerëzore.
"Ky rrezik rritet, nëse laboratori po kultivon një virus që është në gjendje të infektojë njerëzit, veçanërisht përmes rrugëve të frymëmarrjes, pasi atëherë çdo pikëz e shkaktuar nga një spërkatje e thjeshtë ose aerosolizimi i lëngut mund të thithet në mënyrë të paditur dhe të infektojë operatorin", tha Dr. Nikolai Petrovsky, profesor në Universitetin Flinders dhe Drejtor i Kërkimit në Australi.
"Në mënyrë të ngjashme, nëse ata mbajnë doreza të ndotura dhe nuk i heqin siç duhet, kjo mund të shkaktojë infeksion aksidental. Së fundmi, nëse materiali i mbeturinave ose trupat e kafshëve të infektuara nuk digjen siç duhet në temperaturë të lartë, atëherë kjo mund të shkaktojë ndotje duke përfshirë, për shembull, nëse mbeturinat hidhen në një grumbull plehrash që frekuentohen nga minjtë ose macet etj.”, tha Petrovsky në një email për Zërit të Amerikës.
Profesori i Universitetit Rutgers, Ebright tha në një email për Zërin e Amerikës se shkeljet e mëparshme të sigurisë në laborator tregojnë se është një burim i mundshëm infeksioni që duhet të merret seriozisht.
"Provat dokumentare tregojnë se projektet për virusin e ri të lakuriqëve Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Wuhan, si dhe në Institutin e Virologjisë së Wuhanit përdorën standarde të bio-sigurinë që do të paraqesnin rrezik të lartë të infeksionit të stafit të laboratorit pas kontaktit me një virus që ka vetitë e transmetimit të virusit të të epidemisë", tha zoti Ebright./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38