Flash News

KRYESORE

A u ‘shërua’ Adriatik Llalla pas largimit të Donald Lu-së nga Shqipëria?

A u ‘shërua’ Adriatik Llalla pas largimit të Donald

Pas një mungese disa mujore Adriatik Llalla u rikthye në Tiranë. Sipas asaj që kanë raportuar mediat, ish-kryeprokurori ndodhet në kryeqytet prej 5 ditësh, madje ka nisur edhe betejën ligjore ku kërkon heqjen e sekuestros për pronat e tij që u bllokuan nga Gjykata pak javë më parë.

Sot u mbajt edhe seanca e parë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, por kjo gjykatë la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

Ish-kryeprokurori ishte larguar nga Shqipëria disa muaj më parë ndërsa nuk dihej vendqëndrimi i tij. Ai ishte larguar nga Tirana së bashku me familjen e tij.

Adriatik Llalla nuk u paraqit në asnjë prej seancave të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit sa i takon vendimit nëse ish-kryeprokurori do ti nënshtrohej apo jo vettingut. Llalla u përfaqësua në këto seanca nga avokati i tij, Sokol Harizaj i cili tregoi para trupës së Kolegjit një prokurë të firmosur nga Llalla ku e autorizonte atë për ta përfaqësuar. Nga ana e tij, avokati tha se ai vetë nuk kishte dijeni për vendndodhjen e Llallës.

Në atë kohë u aludua se ish-kryeprokurori ndodhej në Gjermani ose në Turqi madje u raportua në media se ai kishte probleme shëndetësore dhe po kurohej.

Largimi i Llallës nga Tirana erdhi në një moment kur përplasjet mes tij dhe ambasadorit Donald Lu ishin në kulmin e tyre.

Rikthimi i ish-kryeprokurorit në Tiranë vjen në një moment që ‘armiku’ i tij, Donald Lu është larguar nga Shqipëria pas përfundimit të mandatit. A është kjo një lëvizje e qëllimshme e ish-kryeprokurorit apo e gjitha është një rastësi?

Të fundit