Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
A u shmang arrestimi i Kajmakut për t’i mundësuar atij uljen e dënimit?
Ish kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, është shpallur në kërkim nga policia prej disa ditësh, pasi prokuroria e akuzon atë se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që ta shkarkonte atë nga detyra, ndërsa prokurori i Tiranës, Kolë Hysenaj firmosi urdhër-arrestin.
Por agjentët e policisë nuk e gjetën dot atë, pasi ia kishte dalë që të arratisej. Ndoshta e dinte për operacionin, ose rastësia e madhe ka bërë mos të gjendej asgjëkundi. Agjentët e policisë vazhdojnë kërkimet, ndërkohë që ata, bashkë me Prokurorinë e Tiranës kanë komunikuar edhe me familjarët, ndërsa po negociohet edhe për vetëdorëzimin e Kajmakut, raport Abc News.
Ndërsa vetëdorëzimi mund të quhet një “lloj suksesi” i shtetit, ka edhe një detaj tjetër, nga i cili mund të përfitojë edhe vetë ish kryebashkiaku i Vorës. Duke qenë se ai akuzohet se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, rrezikon që të dënohet me 4 vite heqje lirie.
Por në rast vetëdorëzimi, Kajmaku përfiton automatikisht ulje me 1/3 të dënimit në gjykatë. E sigurisht nëse ndodh, të lindin në mendje dy pyetje:
Ndërsa çështja e tij po denoncohej prej mbi 2 muajsh nga opozita, mos ndoshta prokuroria duhej të ishte treguar më e shpejtë dhe të priste urdhër arrestin?
A e ka paramenduar ai arratisjen për të përfituar nga ndonjë dënim më të ulët?
Kajmaku akuzohet për tri akuza: “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimit të formularëve” si dhe “Ushtrim të funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.