Flash News

KRYESORE

Abazaj largohet nga Anderlecht-i, i bashkohet ekipit kroat

Abazaj largohet nga Anderlecht-i, i bashkohet ekipit kroat

Futbollisti i Kombëtares  shqiptare, Kristal Abazaj, i ka dhënë fund aventurës së tij tek ekipi i  Anderlecht-it, ku u transferua në verë.

Edhe pse kalimi i tij nga Skënderbeu tek Anderlecht u konsiderua si një blerje e madhe, sulmuesi nuk arriti të gjente hapësirat në klubin belg.

Tashmë Abazaj ka zgjedhur t'i bashkohet ekipit kroat të Osijekut, pjesë e të cilit ka qenë edhe futbollisti tjetër shqiptar, Eros Grezda.

Palët kanë gjetur akordin për transferimin e tij në formë huazimi deri në fund të sezonit me të drejtë blerje nga ana e klubit kroat.

Kujtojmë se Abazaj u transferua nga Skënderbeu tek Anderleht në merkaton e verës për 750 mijë euro.

Të fundit