Abidal i druhet Messit: Bartomeu po mundohet të rinovojë me të!

Sekretari i Barcelonës, Eric Abidal, ka folur gjerë e gjatë për gazetën spanjolle Sport. Ai i ka dhënë zë një sërë problematikash që kanë prekur skuadrën e Barcelonës së fundmi. E ardhmja e Rakiticit, Messit, ardhja e Neymarit dhe forma jo e mirë e Griezmannit kanë qenë çështjet kryesore.

“Rakitic e di se është një vendim sportiv. Unë e dija se çfarë do të ndodhte. Griezmann? Edhe vetë e di se nuk është aty ku duhet. Nuk është në nivelin e tij”, – tha zyrtari i Barçës.

Ai foli më pas dhe për të ardhmen e Lionel Messit dhe afrimin e mundshëm të Neymarit. “Bartomeu po flet me agjentët e Messit për të rinovuar kontratën me argjentinasin. Neymar? Ai donte të rikthehej dhe ne u përpoqëm”, – tha ai.