Flash News

KRYESORE

Absurdi/ Policia Bashkiake “sekuestron” kanaçet e qytetarit rom, i merr edhe biçikletën  

Absurdi/ Policia Bashkiake “sekuestron” kanaçet e qytetarit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër video të abuzimeve të Policisë Bashkiake, të cilët i marrin kanaçet e sapo grumbulluara nga koshat e plehrave, e bashkë ma edhe biçikletën me të cilën do t’i transportonte.

“Lal plehu vazhdon me egersi t’u heqi kafshaten te mjereve! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! Sb”, shkruan Berisha, i cili më pas publikon edhe mesazhin e qytetarit që denoncon këtë rast.

“Mirembrema Doktor

Me erdhi mjaft keq se cfare po u ndodh fukarenjeve te shkrete qe mezi nxjerrin kafshaten e gojes...Mire qe u marrin kanacet qe mbledhin, por biçikleten pse tia u marrin?

Ju lutem publikojeni sepse vetem nepermjet jush merr zgjillje.

Rrespekte!”

Të fundit