Flash News

KRYESORE

Absurditeti i komunizmit, Enver Hoxha dhe Skënderbeu, së bashku në një pikturë

Absurditeti i komunizmit, Enver Hoxha dhe Skënderbeu, së bashku

Mes absurditeteve të komunizmit, piktorëve dhe aristëve që i shërbyen me zell e servilizëm atij regjimi, është edhe kjo pikturë e bërë publike sot nga Kastriot Dervishi, ish-kreu i Arkivit të Ministrisë së Brendshme. Dervishi shkruan se “në vitet '70 Komiteti Qendror i PPSH-së porositi një pikturë me sfond historik, të cilën e vendosi në një prej zyrave kryesore të tij. Në mënyrë simbolike, kjo pikturë pasqyron propagandën e regjimit komunist, sipas së cilit vetëm ai regjim po realizonte aspiratat shekullore të popullit shqiptar.

Diktatori i Shqipërisë kishte dëshirë ta lavëdronin në dy gjëra: se po bënte shtet (realisht një shtet i dështuar si në organizim dhe në funksionim), si dhe të gënjehej se ishte figura më e denjtë që i takonte të merrte shpatën e Skënderbeut. Dy "stacione" të tjera historike përmendeshin vitet 1912 me pavarësinë dhe 1924 me grushtin e shtetit të këtij viti. Gjysmën e pikturës e zënë partizanët dhe shefi i tyre Enver Hoxha, por mungojnë këtu Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha.

Si rezultante e gjithë historisë së Shqipërisë dilte Enver Hoxha.”

 

 

 

Të fundit