Flash News

KRYESORE

Abuzimet me tenderat, tre ish-ministra të Drejtësisë do merren në pyetje

Abuzimet me tenderat, tre ish-ministra të Drejtësisë do merren

Tre ish-ministra Drejtësie do të merren në pyetje në lidhje me abuzimet në 5 tendera zhvilluar nga kjo Ministri. Televizioni “Klan” ka siguruar raportin e inspektimit financiar të këtij institucionit që është kryer në periudhën 2016-2017.

“Lidhur me ligjshmërinë e procedurave të prokurimit për 5 objekte prokurimi të inspektuara, konstatojmë se: Nuk janë zbatuar aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në fushën e prokurimit publik për blerjet për mallra e shërbime”.

Emrat nuk janë bërë të ditur, por dihet që ky dikaster është drejtuar nga Ylli Manjani (Nëntor 2015 – Janar 2017), Petrit Vasili (1 shkurt 2017 -21 Maj 2017) dhe ministri teknik, Gazmend Bardhi .

Në lidhje me këto shkelje janë arrestuar 4 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtesisë,mbi te cilet rëndon akuza “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”, duke i sjellë buxhetit të shtetit dëm rreth disa milionë Euro në dy vite.

Ndaj 8 personave të tjerë është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa 14 perosona të tjerë janë nën hetim. Tenderat për të cilët ata akuzohen kanë të bëjnë me përmirësimin e regjistrit noterial dhe përmbarimor. Pavarësisht se këto dy shërbime nuk funksiononin, buxheti i shtetit vazhdonte të paguante për to.

Të fundit