Flash News

KRYESORE

Abuzimi i 16-vjeçares nga Drenasi, polici përlotet gjatë protestës

Rasti i 16-vjeçares nga Drenasi që është abuzuar fillimisht nga mësuesi dhe pastaj nga polici hetues ka prekur shumë opinionin publik në Kosovë. Qytetarë të ndryshëm dhe artistë janë duke protestuar për të shprehur indinjatën e madhe ndaj këtij gjesti ta patolerueshëm.

Por gjatë protestës, një nga efektivët e policisë qe po kujdesen për protestën është përlotur, teksa protestuesit e kanë përqafuar. Mediat vendëse kanë kapur këtë moment prekës të efektivit të prekur nga ngjarja tronditëse.

16-vjeçarja nga Drenasi ka dëshmuar se është abuzuar seksualisht përmes shantazhit nga mësuesi dhe pasi ka denoncuar rastin, polici hetues ka abuzuar me të prej një viti.

Të fundit