Flash News

KRYESORE

Abuzimi i Spiropalit; a do reagojë Grupi i Grave Deputete të Partisë Socialiste?

Abuzimi i Spiropalit; a do reagojë Grupi i Grave Deputete të

Me një veprim të paprecedentë dhe shumë të kritikuar nga gazetarë, aktivistë dhe politikanë, ministrja për Parlamentin, Elisa Spiropali, shkoi deri aty sa të bënte publike identitetin e familjarëve të vajzës së abuzuar seksualisht në Kavajë.

Edhe pse media dhe gazetarët janë gjithnjë të kritikuar në të tilla situata, ky rast u trajtua me profesionalizëm duke mos bërë publik as edhe inicialet e vajzës së dhunuar. Por këtë standard nuk e respektoi ministrja Spiropali dhe eprori i saj, kryeministri Edi Rama.

Reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet, deri aty sa është kërkuar shkarkimi i Spiropalit nga detyra e ministres.

Për t’u parë mbetet qëndrimi që do të mbajnë për kolegen e tyre Grupi i Grave Deputete të Partisë Socialiste. Reagimi i fundit i këtij grupi (për ngjarje ku ishte përfshirë kolegu i tyre) ka qenë për rastin e Xhisiela Malokut, edhe atëherë pas presionit që iu bë në media për të mbajtur një qëndrim.

“Për ne ligji është mbi gjithkënd”, shpreheshin në deklaratën për Xhisielën gratë socialiste, të cilat nuk ngurronin të kritikonin opozitën për ‘shfrytëzim të ngjarjes’.

Ministrja Spiropali jo vetëm që ka ditë të tëra që e shfrytëzon këtë ngjarje, por edhe ka shkelur ligjin për privatësinë dhe mbrojtjen e së miturës. A do reagojnë tani gratë e Partisë Socialiste?

“Furtunë” reagimesh nga gazetarë dhe aktivistë kundër videos së Spiropalit në Kavajë. Rama dhe Fuga mbrohen duke sulmuar mediat

Deputetet e PS

Adelina Rista

Almira Xhembulla

Antoneta Dhima

Blerina Gjylameti

Edlira Bode

Eglantina Gjermeni

Elona Hoxha

Ermonela Felaj

Evis Kushi

Klodiana Spahiu

Klotida Bushka

Lindita Nikolla

Milva Ekonomi

Mimi Kodheli

Mirela Kumbaro

Ogerta Manastirliu

Olta Xhaçka

Senida Mesi

Tatiana Piro

Vasilika Hysi

Vilma Bello

Të fundit