Flash News

KRYESORE

Abuzoi seksualisht me të bijat, tre motrat vrasin babain

Tre vajza nga Rusia akuzohen për vrasjen me thikë të babait të tyre.  Tre adoleshentet janë shprehur para autoriteteve se babai, të cilin e konisderojnë mafioz, ka abuzuar seksualisht me to.

Kristina Khachaturyan, 19 vjeçe dhe motrat e saj Angelina, 18 vjeçe, Maria, 17 vjeçe janë arrestuar në Moskë dhe kanë thënë se vuanin nga i ati.

Trupi i 57-vjecarit u gjet me plagë të shkaktuara nga thika, pranë ashensorit në banesat e familjes. Ditën e krimit 53-vjeçari i kishte kërcënuar me thikë, por një nga motrat nuk duroi dhe e theri atë dhe të tjerat e ndihmuan.

“Ne e urrenin atë dhe donim që vetëm një gjë të ndodhte: të zhdukej dhe të mos e shikonim më kurrë”, janë shprehur vajzat, të cilat shtojnë më tej se i ati ishte i varur nga heroina, shkruan DailyMail. 

Nëse vajzat dënohen, ato rrezikojnë 10-15 vite burg.

 

Të fundit