Flash News

KRYESORE

Abuzoi seksualisht me vajzat e mitura, 14 vite burg priftit rus

Prifti rus Gleb Grozovsky, i akuzuar për abuzim seksual me vajzat e mitura është dënuar me 14 vite burg. Gjykata e qytetit të Priozersk ka shpallur fajtor Grozovsky, për kryerje të marrëdhënieve seksuale me vajza të mitura në verën e vitit 2011, në një kamp fëmijësh në Ishullin Konevets afër Priozersk.

Në vitin 2011 Grozovsky ka qenë prift në një katedrale jashtë Shën Petersburgut. Gjithashtu gjykata e ka shpallur fajtor priftin edhe për marrëdhënie seksuale me vajza të mitura në një kamp në Greqi në qershor të vitit 2013, derisa ishte famulltar i një kishe.

Rusia pati nisur një fletë-arresti për Grozovsky në tetor të vitit 2013. Ai është ekstraduar nga Izraeli në Rusi në shtator të vitit 2016.

Të fundit