Flash News

KRYESORE

Abuzuan me pronat, mbeten në burg 10 të akuzuarit

Abuzuan me pronat, mbeten në burg 10 të akuzuarit

Gjykata e Apelit Durrës ka dhënë sërish masën e sigurisë ‘arrestit në burg’ për 10 të arrestuarit e akuzuar për tjetërsim toke në Spille.

Ata akuzohen se kanë tjetërsuar 36 hektarë tokë në Spille, duke falsifikuar firmat e disa banorëve. Sipas Prokurorisë së Kavajës ka rezultuar se të gjitha këto pasuri të kthyera dhe regjistruara në emër të personave të ndryshëm me ndërrim të zërit kadastral nga “tokë pa frut” ose “pyll” në “tokë bujqësore”.

Më pas këto pasuri të regjistruara në emër të shtetasve sipas AMTP janë tjetërsuar (shitur) me anë të kontratave noteriale tek blerës të dytë ose të tretë.

 

Të fundit