Flash News

KRYESORE

Acarohen marrëdhëniet Turqi-SHBA , pezullohen vizat për turqit

Acarohen marrëdhëniet Turqi-SHBA , pezullohen vizat për turqit

SHBA dhe Turqia kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar lëshimin e vizave ndaj qytetareve respektivë, në kundërpërgjigje ndaj njera-tjetrës. Përplasja vjen pas arrestimit të një punonjësi të zyrës konsullore amerikane në Ankara nga autoritetet turke.

Punonjësi i ambasadës amerikane, me shtetësi turke, është arrestuar me akuzën e bashkëpunimit me rrjetin FETO të Fetullah Gylen.

Zyra konsullore amerikane shprehu shqetësimin e thellë dhe deklaroi pezullimin e të gjitha vizave të turizmit, studimit dhe biznesit, duke theksuar se siguria e punonjësve të saj ishte cënuar.

Menjëherë me pas, zyra konsullore turke ne SHBA mbajti të njëjtin qëndrim duke ndërprerë punën për lëshimin e vizave ndaj qytetarëve amerikanë.

Sipas “BBC”, deklarata e autoriteteve turke ishte një kopje e asaj të lëshuar nga amerikanët, me ndryshimin e vetëm të emrave të shteteve.

Ankara prej kohësh i kërkon Uashingtonit të ekstradojë klerikun Fetullah Gylen, i vendosur prej pothuajse dy dekadash në Pensilvani, për rolin e tij të dyshuar në grushtin e dështuar të shtetit në korrik 2016, gjatë të cilit humbën jetën më shumë se 240 persona. 

 

Të fundit