Flash News

KRYESORE

Ademi: Nuk është djegur shkolla, por kartonët e vendvotimeve

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, përgënjeshtroi lajmin e djegies së shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër. Në një lidhje direkte në emisionin “Open”, ajo tha se nuk është djegur shkolla, siç u raportuar nga disa media, por vetëm kartonët e vendvotimeve.

“Nuk u dogj shkolla, por kartonët e vendvotimeve. Materialet zgjedhore janë në mënyrë të paligjshme në mjediset e shkollës, që administrohen nga Bashkia e Shkodrës. Bashkia ka kërkuar zyrtarisht prej tre ditësh që godinat ku janë vendosur KZAZ-të dhe janë në pronësi të saj, duhet të lirohen. Kjo është një kërkesë kushtetuese, në mbrojtje të Kushtetutës dhe në zbatim të dekretit të Presidentit, që ka shfuqizuar datën 30 qershor”,  tha Ademi

Të fundit