Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Ademi për Shkodrën: Shumë familje kërkojnë të bëjnë testin e Covid-19, institucionet nuk përgjigjen
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi thotë se në Shkodër shumë familje kërkojnë të bëjnë testin për koronavirusin, por institucionet nuk përgjigjen.
Gjatë një deklarate për mediat Ademi nënvizoi se ky mbetet problemi më i madh në këtë situatë të rënduar nga infeksioni, pasi në Shkodër rastet me infeksion po shtohen dita-ditës.
"Unë jam e bindur dhe ka denoncime në Shkodër që janë familje të tëra në shtëpi, që nuk e kanë pasur të mundur t'u bëhet testi apo që kanë raportuar te 127 dhe nuk u është bërë testi. Prandaj, ky çekani që bie nuk ka lidhje me bashkëpunimin, por me nevojën që duhet të merren përgjegjësi, që nuk mund t’u lihen vetëm njerëzve për t’iu kërkuar që të izolohen. Kjo është një masë që tregon se shteti nuk ekziston dhe shteti nuk të përgjigjet në testim. Fakti që kjo u lihet vetëm qytetarëve, mendoj se kjo nuk është e drejtë. Kjo është ajo trumbetimi që kam bërë unë për të marrë disa përgjegjësi", tha Ademi.
Kryebashkiakja e Shkodrës apelon institucionet që të rrisin urgjentisht dhe në masë sa më të madhe testimet si e vetmja mënyrë për të frenuar infeksionin.