Flash News

KRYESORE

Ademi tregon detaje nga takimi me ambasadorin e OSBE-së Borchardt

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka informuar për takimin me ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt.

Takimi zgjati rreth 2 orë dhe aty u diskutuan tema në lidhje me aktualitetitin politik në vend, problematikat e gjetjet e raportit paraprak te OSBE/ODIHR për procesin e 30 qershorit, kërkesa e paraqitur në Gjykatë Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë si dhe për situatën që ka pasuar votimin e 30 qershorit.

Ademi tregoi edhe për projektin e ri të OSBE-së.

“Në kuadër të projektit të bashkëpunimit, Prezenca e OSBE-së në Tiranë, ka përzgjedhur Bashkinë e Shkodrës ndër 61 bashkitë në vend për një projekt të ri për mbështetjen e qëndrueshmërisë të administratës publike”, njoftoi Ademi në profilin e saj zyrtar në Facebook.

Ajo shprehu gatishmërinë personale dhe të administratës së Bashkisë së Shkodrës për të qenë pjesë e këtij projekti me një rëndësi të veçantë, jo vetëm për administratën por edhe zhvillimin e qytetit të Shkodrës.

Të fundit