Flash News

KRYESORE

Adi Krasta: 75 votat për shembjen e teatrit nuk krahasohen me 75 ulëse avioni

Adi Krasta: 75 votat për shembjen e teatrit nuk krahasohen me 75 ulëse

Gazetari Adi Krasta e konsideron lajm të hidhur këmbënguljen për të kaluar ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave. Krasta thotë se Tirana është sot qytet, por sapo i kanë rrëmbyer qëndrën.

Ai thekson gjithashtu se 75 votat që kaluan këtë ligj të dhunshëm nuk mund të krahasohen me 75 ulëse avioni, duke iu referuar ‘Air Albania’.

“Këmbëngulja për të kaluar Ligjin për Prishjen e Teatrit dhe ndërtimin e kullave është një lajm i hidhur. Dhe sot është kryelajm. 75 votat që e kaluan këtë ligj të dhunshëm nuk mund të krahasohen me 75 ulëse avioni. Tiranës sot i kafshohet një shenjë e dallueshme e një periudhe kur ajo kishte qendër po nuk ishte qytet. Sot është qytet por sapo i kanë rrëmbyer qendrën”, shkruan Krasta.

Mazhoranca kaloi dje ligjin e ri për prishjen e teatrit, ku kompani të tjera do të ftohen për të marrë pjesë për garë, ndonëse ligji është kopsitur në atë mënyrë që të favorizojë vetëm kompaninë ‘Fusha shpk’.

Të fundit