Flash News

KRYESORE

Adi Krasta e fillon emisionin me ‘Unazën e Re’, liston gazetarët që sipas tij kanë dalë kundër banorëve

Adi Krasta e fillon emisionin me ‘Unazën e Re’, liston

Emisioni ‘A Krasta’ hapi siparin në News 24 me një çështje të aktualitetit, me protestën e banorëve të ‘Unazës së Re’ në Tiranë. Gazetari Adi Krasta bëri fillimisht një rezyme të pasqyrimit të kësaj çështje në portalet shqiptare, për të kaluar më pas në emisionet politike.

Krasta theksoi se në Shqipëri çdo njeri që proteston përballet me mungesën e vëmendjes nga mediat, deri sa situata tensionohet dhe shkohet drejt përplasjes.

Krasta listoi edhe disa gazetarë dhe analistë që, sipas tij, janë shprehur kundër banorëve për këtë çështje.

“Le të ndjekim të gjithë ata analistë dhe gazetarë që dolën kundër banorëve dhe shqetësimit të tyre”, u shpreh Krasta gjatë bashkëbisedimit me analistin Fatos Lubonja. Në ekran u shfaqën deklaratat e Mentor Nazarkos, Lorenc Vangjelit dhe Alfred Peza, ku ata shpreheshin në favor të projektit, duke neglizhuar shqetësimet e banorëve.

Të fundit