Adi Krasta flet për rikthimin në TV dhe ftesën që pranoi në Kosovë: E rëndësishme të flitet e mendohet në liri të plotë

Adi Krasta është rikthyer në ekran, por tashmë në Prishtinë.

Moderatori i njohur ka folur për herë të parë për ftesën që pranoi nga televizioni T7 në Kosovë për të vijuar emisionin e tij ‘A’.

“Te flas atë që mendoj në radio a televizion më vjen si alternativë e vetme. Kjo nuk mund të jetë territoriale. Nuk ka kufij. Nuk mbyllet.
Kam vendosur të pranoj ftesën e T7 në Kosovë për të realizuar intervistën dhe fjalën hyrëse të javës.
E rëndësishme është të flitet/mendohet në liri të plotë. Kudoqoftë”, shkruan Krasta në rrjetet sociale.

Adi Krasta rikthehet sërish me emisionin e tij, por këtë herë nga Prishtina