Flash News

KRYESORE

Adi Krasta i bashkohet protestës për Teatrin: Këshilltarët t’i thonë Ramës që të tërhiqet

Adi Krasta i bashkohet protestës për Teatrin: Këshilltarët

Gazetari Adi Krasta i është bashkuar protestës që po zhvillojë artistët dhe qytetarët kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Në fjalën e mbajtur, Krasta tha se këshilltarët duhet ti thonë kryeministrit që të tërheq projektligjin teksa shtoi se obsesioni për të shkatërruar ato që janë të rëndësishme për një qytet, dhe për ti shndërruar në kulla pa shpirt tregon nivel të ulët intelektual.

“Sot kjo lëvizje, kjo është e jashtëzakonshme, unë dyshoj shumë se ky është fillimi i rënies së madhe nëse kjo marrëzi shikon deri në fund. Nuk injorancë të pandëshkueshme. Ca këshilltar të mençur do duhet t’i thonë kryeministri se është mençuri që të tërhiqesh.

Obsesioni për të shkatërruar ato që janë të rëndësishme për një qytet dhe për ti shndërruar në kulla pa shpirt tregon nivel të ulët intelektual, tregon se nuk kupton realitetin.

Kompleksi ‘Skënderbeg’ të qëndrojë vazhdimisht kështu dhe në mënyrë të prerë”, tha ndër të tjerash Krasta.

Të fundit