Flash News

KRYESORE

Adi Krasta konfirmohet prezantues i Festivalit të Këngës, finalja më 23 dhjetor

Adi Krasta konfirmohet prezantues i Festivalit të Këngës, finalja

Edicioni i 56-të i Festivalit të Këngës do të zhvillohet në fund të muajt dhjetor, përkatësisht në datat 21, 22 dhe 23. Gazetari dhe moderatori Adi Krasta është konfirmuar si prezantues i këtij edicioni, që e kthen atë në të njëjtën skenë njësoj si në vitet 1997, 1999, 2002, 2003 dhe 2006.

Regjia për këtë vit i është besuar Pali Kukes, ndërsa skenografia e festivalit do të jetë punë e Albi Çifligut.

Sa i përket artistëve pjesëmarrës, ata duhet të dorëzojnë materialet muzikore pranë Radio Tiranës deri në datën 10 nëntor.

Vitin e kaluar ishte Linda Halimi me këngën ‘Botë’ ajo që u shpall fituese e Festivalit të Këngës.

Të fundit