Flash News

KRYESORE

Adi Krasta rikthehet në Festivalin e Këngës? Gazetari shihet në ambientet e RTSH

Duket se në korridoret e RTSH-së, ashtu si pa u ndjerë, ka nisur puna për Festivalin e 56-të të Këngës.

Blitz shkruan se prej muajsh po përflitet emri i Adi Krastës, si prezantues i këtij edicioni dhe një prej autorëve të mundshëm të tij, madje ka edhe prej atyre që largimin e Krastës nga Top Channel, e lidhin edhe me ngjarjen muzikore më të madhe në vend.

Pas edicionit të kaluar, mjaft të diskutuar e të kundërshtuar, përgjegjësia bëhet akoma dhe më e madhe, ndaj burime brenda RTSH-së bëjnë me dije se stafi ka vendosur të bëjë të njohur shumë detaje të Festivalit, në mënyrë që publiku të jetë i përgatitur për atë që e pret në netët e mëdha live.

Të fundit