Administrata në fushatë/ Ministrja Karabina kallëzon në prokurori drejtorin e shkollës në Lushnje

Në njoftimin zyrtar ministrja e ArsimitMirela Karabina, ka kallëzuar në Prokurorinë e Lushnjës drejtorin e shkollës 9-vjeçare në fshatin Çermë pasi sipas saj ka marrë pjesë në fushatë dhe për me tepër ka ushtruar presion mbi mësuesit e shkollës së tij për t’i detyruar të votojnë për një subjekt politik.

DEKLARATA E MAS
Në zbatim të detyrime që rrjedhin nga Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017, “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit (MAS) mbi bazën e informacionit të depozituar ka përcjellë sot pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë për Drejtorin e shkollës 9-vjeçare, në fshatin Çermë e Sipërme Lushnjë, z. Agim Maci.

Drejtori i shkollës z. Maçi, është angazhuar në fushatën zgjedhore në kundërshtim me përcaktimet ligjore, duke shkelur etikën e drejtuesit të një institucioni arsimor dhe ka ushtruar presion duke kërcënuar me vendin e punës mësuesit e shkollës së tij për t’i detyruar të votojnë për një subjekt politik në kundërshtim me përcaktimet ligjore të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017. Gjithashtu nga ana e MAS është përcjellë pranë drejtuesit të Zyrës Arsimore Lushnjë, kërkesa për vijimin e procedurave disiplinore