Flash News

KRYESORE

Administrata në fushatë/ Shkarkohet drejtori i spitalit të Gjirokastrës

Administrata në fushatë/ Shkarkohet drejtori i spitalit të

Drejtori i Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër është shkarkuar nga detyra. Shkresa e shkarkimit të Krenar Kullës ka mbërritur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në vend të tij është komanduar mjeku kardiolog, Përparim Muço. Arsyet e këtij shkarkimi nuk dihen ende. Kujtojmë që Kulla është kryetari i LSI­së në Gjirokastër. Mbetet për t’u parë nëse në javën e fundit të fushatës do të ketë shkarkime të tjera në Gjirokastër. Nesër në Gjirokastër LSI organizon takimin e madh të fushatës, ku do të jetë i pranishëm edhe Ilir Meta. (Panorama)

Të fundit