Flash News

KRYESORE

Administrata në fushatë/Mandija kërkon lirimin e drejtorit të Drejtorisë Detare

Administrata në fushatë/Mandija kërkon lirimin e drejtorit

Zv.kryeministrja Ledina Mandija, ka kërkuar lirimin nga detyra të drejtorit të Drejtorisë Detare. Ky i fundit dyshohet se ka vendosur në dispozicion të një partie politike, mjete të administratës i cili është në kundërshtim me ligjin e përfshirjes së administratës në fushatë.

Në një njoftim për mediat, zv.kryeministrja Mandija sqaron se  “referuar informacioneve në kundërshtim  me pikën 13 të VKM-së Nr.473, datë 1.06.2017 ka vënë në dispozicion të një subjekti elektoral mjete, të cilat janë pronë e administratës shtetërore.

Sipas informacionit të provuar me pamje filmike në datën 27 Maj nga Porti i Vlorës ka dalë për lundrim një anije, e cila është pronë e kapitenerisë së porteve, në të cilën disa të rinj, simpatizantë të një subjekti poltik në praninë e një kandidat për deputet,  propagandojnë dhe  manifestojnë me simbole partiake.”

Zëvendëskryeministrja  i kërkon Ministrit Dervishi  të marrë masa në mënyrë të menjëhershme si dhe referimin e rastit pranë organeve të Prokurorisë së Përgjithshme.

 

Të fundit