Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Administrata në mitingun e PS/ ISP apel qeverisë dhe bashkive: Ndal përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë
Instituti i Studimeve Politike (ISP) me mbështetjen e Programit të USAID-it në Shqipëri (ACDC – Zhvillimi dhe Bashkëpunimi i Përshpejtuar i Shoqërisë Civile) është duke kryer monitorimin e përdorimit të mundshëm të burimeve shtetërore ne funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore 2019. Fokusi i ISP kanë qenë qeveria qendrore, si dhe bashkitë Durrës, Vlorë dhe Kamëz. Nga monitorimi i deritanishëm rezultojnë një numër i madh raportimesh për shkelje të ligjit nga ana e autoriteteve shtetërore qendrore dhe lokale, kryesisht institucionet qendrore me varësi politike dhe ato të bashkive.
Konkretisht,
Janë raportuar raste të shumta të presionit shtetëror dhe detyrimit të punonjësve të administratës publike për të marrë pjesë në aktivitete partiake dhe elektorale. Rasti më i fundit ishte manifestimi politik dhe elektoral i PS në Tiranë, ku pati raporteve gjerësisht se punonjës të administratës dhe enteve publike u detyruan të marrin pjesë në aktivitetin kryesor
Janë konstatuar përdorimi i burimeve shtetërore në funksion elektoral përmes ceremonive ne natyrë politike të donacioneve humanitare nga ente publike, siç është rasti i Bashkisë Durrës, ku në sistemin e dhurimeve u përfshinë edhe OSHEE dhe ente të tjera publike.
Janë konstatuar raste kur bashkia ka përdorur mjediset e saj, kapacitetet njerëzore dhe burimet e tjera në funksion të fushatës elektorale apo agjendës politike. Konstatime të tilla janë raportuar edhe në bashkinë Kamëz, ku ka pasur raste që takimet politike janë mbajtur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, apo gjatë protestave të opozitës është konstatuar mungesë e personelit në punë.
Janë konstatuar identifikime të ceremonive zyrtare me parti politike apo organizim i prirjeve festive të sponsorizuara nga deputetë apo drejtues politikë lokalë, siç është rasti i bashkisë Vlorë.
Janë konstatuar spote televizive dhe në mediat sociale në emër të bashkisë dhe me simbolin e bashkisë, por që krahas saj, shoqërohen edhe me simbolin politik të partisë politike drejtuese në bashki, siç është rasti i spotit të fundit elektoral të bashkisë Tiranë.
Janë konstatuar raste kur deputetë dhe figura të tjera drejtuese partiake organizojnë dhe ndajnë dhurata, vlerësime mirënjohje të dhëna nga institucionet ekzekutive, leje legalizimi, pagesa shpërblimi për fëmijët në spitale deri edhe ndërtim banesash me investitorë të panjohur, – praktika që janë evidentuar në secilën bashki në monitorim dhe nga shumica e institucioneve ekzekutive.
Janë konstatuar raste të shumta kur nëpunës publikë me status civil jo vetëm marrin pjesë aktive në aktivitete elektorale, por edhe drejtojnë mbledhje të strukturave politike, kandidojnë për poste në parti politike apo mbajnë fjalime publike në aktivitete paraelektorale të partive, – praktikë që dukshëm shkel ligjin dhe mbetet një shqetësim i madh për nivelin e lartë të politizimit të administratës publike në nivelet e qeverisjes qendrore dhe sidomos asaj lokale.
Secili prej këtyre akteve përbën shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe në raste të caktuara, përbëjnë edhe indicie për hetim nga ana e organeve ligj-zbatuese. Partitë politike kanë detyrimin të respektojnë legjislacionin zgjedhor dhe institucionet publike, të emëruara apo të zgjedhura kanë detyrimin të zbatojnë Kushtetutën dhe ligjin. Praktikat e mësipërme janë vetëm disa prej rasteve të shumta të devijimit nga ligji dhe të shkeljes flagrante dhe publike të tij, – një sinjal negativ për vullnetin politik dhe institucional për standarde më të larta qeverisëse qendrore e lokale dhe për zgjedhje me standarde më të larta demokratike.
Me këtë rast, ISP apelon Këshillin e Ministrave, që në përgjigje të rekomandimit nr.3 të Misionit të ODIHR/OSBE 2017, sipas të cilit “qeveria duhet të analizojë efektshmërinë e përpjekjeve të mëparshme për të luftuar shpërdorimin e burimeve shtetërore dhe presionet e lidhura me vendin e punës mbi zgjedhësit. Ajo duhet të marrë në konsideratë ngritjen e një organi transparent, të pavarur dhe përfshirës me detyrën dhe kompetencën e veprimit dhe të ndjekjes në periudhën para dhe pas-zgjedhore. Kjo strukturë mund të ngrihet edhe në nivel vendor në një kohë të mjaftueshme përpara zgjedhjeve të radhës”, – duhet të kishte ndërhyjë për ngritjen e organit përkatës dhe miratimin e praktikave për një monitorim horizontal dhe vertikal të rasteve të keqpërdorimit të burimeve shtetërore e publike në fushatë elektorale.
Po ashtu, në zbatim të nenit 9 të Kushtetutës, partitë politike kanë detyrimin që “burimet financiare të partive, si dhe shpenzimet e tyre bëhen kurdoherë publike”, parim i cili nuk është zbatuar asnjëherë dhe që kërkon detyrimisht të jetë prioritet thelbësor për partitë dhe institucionet. KQZ mund e duhet të bëjë akoma më shumë për jetësimin e këtij parimi. ISP

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38