Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Administrata Trump kundër emigracionit të bazuar te lidhjet familjare
Dy incidente të fundit kanë përforcuar qëndrimin e administratës Trump kundër sistemit aktual të emigracionit në SHBA të bazuar tek lidhjet familjare, sistem të cilin Presidenti Trump e konsideron një kërcënim për sigurinë kombëtare.
Tyler Houlton, sekretar shtypi në detyrë i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, tha dje se agjencia e tij konfirmon se i dyshuari për sulmin terrorist në Harrisburg të Pensilvanisë, si dhe një e dyshuar tjetër e arrestuar për pastrim parash me qëllim terrorizmin, patën përfituar nga emigrimi nëpërmjet të afërmve të tyre. Zoti Houlton tha se të dyja incidentet nxjerrin në pah shqetësimin e administratës Trump për emigracionin zinxhir përmes lidhjeve të gjera familjare.
Dje një person i armatosur në Harrisburg, i ardhur si emigrant nga Egjipti, qëlloi me armë ndaj oficerëve të policisë dhe patrullave në disa vendndodhje, përpara se të vritej.
Ahmed Aminamin El-Mofty qëlloi një oficere të patrullës, por zyrtarët thonë se gjendja e saj shëndetësore pritet të përmirësohet.
Një i afërm i të dyshuarit tha se familja është e shtangur nga veprimet e tij. Ahmed Soweilam i tha mediave se motra e tij ka qenë e martuar me të dyshuarin El-Mofty, por se janë ndarë gjashtë vite më parë. Ai tha se ish-kunati i tij pati punuar për disa kohë si roje sigurie dhe se më vonë kishte shkuar në Egjipt, për t’u rikthyer në SHBA vetëm disa muaj më parë. “Ai nuk është njeri perfekt, por nuk është agresiv, tha zoti Soweilam.
Zëdhënësi i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Tyler Houlton, informoi se një zinxhir i gjatë emigracioni pati mundësuar pranimin e të dyshuarit në Shtetet e Bashkuara, nëpërmjet kërkesës së një të afërmi të largët të bërë vite më parë.
Gjatë një tjetër incidenti, një grua pakistaneze që hyri në SHBA nëpërmjet sistemit të emigracionit të bazuar tek lidhjet familjare, është akuzuar për pastrim parash nëpërmjet monedhës virtuale Bitcoin, si dhe për transferta parash drejt xhihadistëve të Shtetit Islamik. Avokati i të akuzuarës Zoobia Shahnaz deklaroi se klientja e tij po përpiqej të ndihmonte refugjatë sirianë.
Zoti Houlton tha se emigrimi nëpërmjet të afërmve është shfrytëzuar nga terroristët për të sulmuar vendin tonë dhe se sistemi i emigracionit të bazuar tek familja e vështirëson ndalimin e hyrjes së personave të rrezikshëm në Shtetet e Bashkuara dhe mbrojtjen e sigurisë së çdo amerikani. Ai shtoi se një sistem emigracioni i bazuar tek meritat përdoret nga pothuajse të gjitha vendet e tjera.
Mbështetësit e një sistemi emigracioni të bazuar tek meritat thonë sistemi aktual ul nivelin e rrogave dhe çinkurajon asimilimin.
Ata thonë se një sistem i bazuar tek meritat do të ulte nivelin e emigracionit dhe do të mundësonte që emigrantët që vijnë në SHBA të kenë aftësi të larta dhe të mos kenë nevojë për mbështetje nga fondet publike.
Presidenti Trump ishte shprehur më herët se për dekada të tëra, Shtetet e Bashkuara kanë patur një sistem emigrantësh me aftësi të ulëta, duke u dhënë një numër rekord kartash jeshile emigrantëve me paga të ulëta. Ky sistem emigracioni ka ushtruar presion të konsiderueshëm ndaj punëtorëve amerikanë, taksapaguesve dhe burimeve të komunitetit.
Por, kritikët thonë se ekonomia amerikane ka nevojë edhe për punëtorë me aftësi të ulëta, dhe se një sistem i bazuar tek merita do të dëmtonte industritë që mbështeten nga këta punëtorë.
Një sistem i bazuar tek merita gjithashtu do t’i kushtonte më shumë qeverisë, pasi do të shqyrtoheshin aplikime dhe do të paguheshin fonde për rivendosjen e të ardhurve, shpenzime të cilat aktualisht përballohen nga familjarët e tyre.
Kritikët gjithashtu e shikojnë një sistem të bazuar tek merita si jo-amerikan.
Udhëheqësja demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, u shpreh se një sistem i bazuar tek meritat do të braktiste respektimin thelbësor për familjen, thelbin e asaj që ne besojmë dhe asaj që përfaqësojmë si amerikanë. (Zeri Amerikes)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38