Flash News

KRYESORE

Administratori i hotelit, kallëzon dy shtetas italian për mashtrim

Administratori i hotelit, kallëzon dy shtetas italian për mashtrim

Një administrator hoteli në kryeqytet, ka bërë kallëzim në polici për dy shtetas italian që jetonin prej 6 muajsh në Tiranë. Administratori i hoteli ka treguar se për 6 muaj me radhë ka rënë pre e mashtrimit të dy italianeve, duke e mbajtur peng dhe mos e paguar për qëndrimin në hotel.

Megjithatë duke e parë situatën, pas 6 muajsh, administratori ka vendosur të mos mos heshtë, por t’i drejtohet Policisë së Tiranës dhe të bëjë kallëzim për dy shtetasit italian.

NJOFTIMI I POLICISë:

Më datë 08.08.02017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit italian O.M dhe A.R, vjeç 41 e 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se shtetasi E.G, vjeç 37, banues në Tiranë, administrator i nje hoteli kallëzon se për një periudhë 6 mujore, nëpërmjet mashtrimit, nuk i kanë paguar për ditët e qëndrimit në hotel. Neni 143 i Kodit Penal.

Të fundit