Flash News

KRYESORE

Adresa e shtëpisë, ish-Presidenti reagon për lajmin e publikuar nga Top Channel

Top Channel publikoi sot një lajm ku thuhej se avokatët e trajnerit të Kombëtares, Christian Pannuci, kishin gjetur adresën e banesës së ish-Presidentit Bujar Nishani dhe e kishin dorëzuar atë në Gjykatë.

Sipas kronikës në fjalë, avokatët e Panuccit nuk kanë pritur zyrën e Gjendjes Civile por e kanë gjetur adresën e ish-Presidentit para saj.

Për këtë kronikë të transmetuar nga Top Channel ka reaguar ish-Presidenti Bujar Nishani i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook thotë se “Adresën time miq, nuk e gjetën as avoketërit e Panuçit dhe as avoketërit e Top-it. Zyra ime avokatore e depozitoi sapo u kërkua”.

Ish-kreu i shtetit e mbyll reagimin e tij duke pyetur nëse kjo është apo jo një shpifje.

Postimi i plotë i Bujar Nishanit

Top-Channel paska shpërndarë një “lajm të rëndësishëm”. 🙄

Adresën time miq, nuk e gjetën as avoketërit e Panuçit dhe as avoketërit e Top-it.

Zyra ime avokatore e depozitoi sapo u kërkua.

A është një shpifje kjo ? 😀✌️

Kronika e Top Channel

Të fundit