Flash News

KRYESORE

Adrola Dushi bie pre e hakerave, i vjedhin profilin në Instagram

Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi, ashtu si shumë personazhe të tjerë të njohur, ka rënë pre e sulmeve kibernetike.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë modelja, e cila përmes një njoftimi ka bërë të ditur se hakimi i profilit të saj ka zgjatur për më shumë se dy muaj. Por, me ndihmën e dy specialistëve, Adrola ka mundur ta rimarrë sërish adresën e saj.

“Sot po ju përshëndes sërish nga profili im, i cili m’u rikthyer falë profesionalizmit dhe përkushtimit të Lambertos dhe Blerimit, të cilët për dy muaj e gjysmë ‘luftuan’ me ‘hacker’-at që hynë në adresën time. Ju jam shumë mirënjohëse që më kthyet në shtëpinë time virtuale, për të ndarë sërish me miqtë e mi copëza nga puna dhe jeta ime…”, ka shkruar Adrola Dushi.

Të fundit