Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
AfD dhe Lega krijojnë grup të përbashkët në Parlamentin e BE-së, u bashkohen danezët dhe finlandezët
Grupi parlamentar do të quhet "Aleanca Europiane e Njerëzve dhe e Kombeve" (EAPN), deklaroi kryetari i AfD-së, Jörg Meuthen pas takimit me të tjerë populistë të djathtë dhe parti radikale në Milano.
Ai ndodhej në takim me ftesën e kryetarit të partisë italiane Lega. Meuthen, i cili është edhe kandidati kryesor i AfD-së për zgjedhjet për Parlamentin Europian, u quajti këtë nismë si "shkëndija e fillimit për diçka të re". "Ne po e zgjerojmë bashkësinë tonë, familjen tonë. Ne punojmë për një ëndërr europiane", tha Matteo Salvini.
Grup parlamentar me të tjera parti të djathta
Këto parti janë unikë së pari në unaimitet sa i përket orientimit ksenofob. Deri tani megjithatë këtij grupimi i janë bashkuar vetëm partia popullore daneze dhe partia finlandeze "Finlandezët". Partitë e djathta ndërkohë janë të përfaqësuara veçmas në disa grupe në parlamentin e BE-së.
Ta ndryshojmë Europën, jo ta shkatërrojmë atë
Kryesisht lidhur me temën e migracionit këto parti duan të ushtrojnë presion. "Ne duam ta reduktojmë në zero migracionin ilegal në BE. Në BE në kufijtë e jashtëm në të ardhmen duhet të hyjnë vetëm ata që kanë marrë përpara lejen tonë", tha Meuthen.
Grupi i ri parlamentar nuk do ta shkatërrojë Europën, por do ta ndryshojë atë. Sepse në formën aktuale Europa për shumë qytetarë është kthyer në një ëndërr të keqe, deklaroi Salvini.
Kërkohet një kandidat kryesues
Salvini deklaroi se do të ketë aleatë të tjerë në një veprimtari pasuese më 18 maj në sheshin e katedrales në Milano. Do të vendoset edhe për një kandidat përfaqësues, unë vet nuk kam ambicje të tilla, deklaroi zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini. Aleanca shpreson, që të dalë si grupi më i madh parlamentar pas zgjedhjeve.
Në bazë të sondazheve, AfD në Gjermani në zgjedhjet për Parlamentin Europian në fund të majit mund të arrijë të fitojë nga 9 deri në 11 përqind të votave. Në zgjedhjet e kaluara të BE-së, më 2014, vetëm një vit pas themelimit të saj, kjo parti arriti të marrë shtatë përqind dhe është e përfaqësuar me shtatë deputetë në Parlamentin Europian. (DW)