Flash News

KRYESORE

Afganistan, sulmohet televizioni në Kabul. Viktima nga granatat dhe plumbat në studio

Afganistan, sulmohet televizioni në Kabul. Viktima nga granatat dhe plumbat

Persona të armatosur kanë mësyrë zyrat e një televizioni lokal në Kabul, ku raportohet të kenë mbetur të vrarë disa persona e mjaft të tjerë janë plagosur.

Dëshmitarët okularë thonë se agresorët lëshuan granata e hapën zjarr në kohën që hynë në ambientet e televizionit Shamshad. Një reporter që arriti të largohej nga ndërtesa, i tha BBC-së se sulmuesit vazhdojnë të jenë brenda saj dhe dëgjohen akoma të shtëna.

Besohet që brenda godinës të ketë pasur më shumë se 100 punonjës. Nuk është ende e qartë se cilët janë personat përgjegjës për ngjarjen e rëndë, por këto muajt e fundit kryeqyteti afgan është shënjestruar në mënyrë të përsëritur nga talebanët dhe militantet e Shtetit Islamik, raporton Top Channel

Të fundit