Flash News

KRYESORE

AFP analizon luftën në Bruksel për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

AFP analizon luftën në Bruksel për hapjen e negociatave për

Agjencia franceze “AFP” shkruan për çështjen e hapjes së negociatave midis BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Më 17 dhe 18 tetor do të mblidhen liderët e shteteve anëtare, të cilët do të vendosin nëse do të çelen negociatat për dy shtetet ballkanike apo jo.

Sipas “AFP-së”, janë katër vende anëtare të unionit të cilat janë në mëdyshje sa i përket Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut; Holanda, Franca, Danimarka dhe Spanja.

Franca kërkon një reformim të procedurave sa i përket hapjes së negociatave për vendet anëtare e më pas në procesin në vazhdim, për më tepër që gjithashtu presidenti Manuel Macron kërkon si fillim reformim të brendshëm të unionit e më pas zgjerim.

“AFP” referuar një diplomati evropian shkruan se shumica e vendeve të unionit mbështesin hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe Franca ka pak mbështetje.

“Kushdo që bllokon procesin e pranimit, tani është përgjegjës për çdo destabilizim të fqinjëve tanë. Një shumicë shumë e madhe në BE është në favor të hapjes së negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Pozicioni i Francës është më pak i mbështetur nga vendet anëtare të BE”, ishte paralajmërimi i diplomatit.

Mbështetësit e hapjes së negociatave argumentojnë se të dyja endet ballkanike i kanë përmbushur detyrat e tyre, për më tepër që refuzimi do të destabilizonte rajonin si edhe mund të krijojë një boshllëk që mund të mbushet nga fuqi si Kina dhe Rusia.

Të fundit