“Afrikanët urrehen, nuk mund të fitojnë…”, – shpërthen legjenda e futbollit

Sulmuesi legjendar Samuel Eto’o ka folur në lidhje me urrejtjen që ekizston me afrikanëve dhe faktin se asnjë prej tyre nuk mendohet se mund të fitojë Topin e Artë. Ish-lojtari i Barcelonës mendon se për diçka e tillë ndikohet nga fakti se mediet afrikane janë perëndimore dhe reklamojnë më shumë Messin e Ronaldon se sa Salahn ose Manen.

“Në Afrikë dominojnë mediat perëndimore dhe kjo ndikon shumë. Njerëzit preferojnë të shikojnë një gol të Messi-t. Unë kam fituar shumë trofe dhe kam realizuar aq shumë ëndrra, sa për mua është sikur ta kisha fituar Topin e Artë, por mendoj për ata që kanë ardhur pas brezit tim dhe për mundësinë që ka Afrika për të parë Salah ose Mane në podium dhe ndoshta fitues”.

“Nuk do të ishte një skandal. Lojtarët afrikanë nuk respektohen dhe nuk vlerësohen aq sa duhet, preferojnë të gjithë të shohin një gol të Messi-t. Nuk e kuptoj pse ka një urrejtje kaq të madhe mes ne afrikanëve. Nëse nuk vlerësojmë njëri-tjetrin, të tjerët nuk do ta bëjnë për ne. Është për të ardhur keq. Nëse të gjithë afrikanët do të kishin votuar për afrikanët e tjerë, do të kishim marrë disa çmime për lojtarin më të mirë”.