Afrim Krasniqi: Kancelaritë ndërkombëtare po kërkojnë CV-në e ministrit Cakaj

Analisti Afrim Krasniqi ka deklaruar në ‘A2’ se ndryshimet e shumta në qeveri nuk janë produkt i analizës, por i emocionit dhe presionit që ndjen kryeministri Edi Rama nga protestat dhe skandalet.

“Rama kishte paralajmëruar që ndryshimet në Qeveri do të kryheshin pas një analize të kontributit të çdonjërit, por këto ndryshime nuk janë produkt i analizës por i emocionit dhe i presionit të protestave dhe skandaleve që kanë përfshirë ekzekutivin”, ka thënë Krasniqi.

Sipas Krasniqit, kancelaritë ndërkombëtare janë duke kërkuar jetëshkrimin e Gent Cakajt, ministër i ri i Jashtëm i Shqipërisë.

“Problemi i madh i Ramës është që politikën e sheh me simbole, nuk merr parasysh cv-në e kandidateve. Ministri i jashtëm nuk kishte as fotografinë në faqen e Ministrisë së Jashtme kur ishte zëvendësministër. Ramës i intereson lajmi që për herë të parë ka një ministër të jashtëm kosovar, kancelaritë ndërkombëtare kanë patur kërkesë këto minuta të shohin CV-të e kandidatit për të kuptuar çfarë përfaqëson”, përfundoi Krasniqi.

Politiko.al raportoi pak minuta më parë se Gent Cakaj nuk është pajisur ende me certifikatën e sigurisë, ndonëse kjo ka qenë e nevojshme edhe gjatë kohës që ka mbajtur postin e zv/ministrit të Jashtëm.

Ministri i ri i Jashtëm i Shqipërisë pa ‘certifikatë sigurie’; e domosdoshme për NATO-n dhe BE-në