Flash News

KRYESORE

Afrim Krasniqi për “Bularatin”: Në të dyja krahët kryeministrat gabuan

Afrim Krasniqi për “Bularatin”: Në të dyja

Analisti dhe politologu i njohur, Afrim Krasniqi ka komentuare ngjarjen e dy ditëve më parë në Bularat të Gjirokastrës, ku forcat RENEA qëlluan për vdekje 35-vjeçarin Kostandinos Kaçifa.

Analisti e cilëson ngjarjen të izoluar dhe se sipas tij të dy kryeministrat shqiptar dhe ai grek, përfshirë edhe ministrisë e Jashtme gabuan kur dhanë komente emocionale në media.

“Vrasja në Gjirokastër është një ngjarje e izoluar e tragjike. Ajo për të cilën askush nuk flet: si është e mundur që personi gjeti armatim të rëndë aq lehtësisht në territorin tonë, si është e mundur që ekstremistë fanatikë hynë e dalin pa problem me territorin tonë dhe si është e mundur që edhe në ngjarje të tilla shpërthen një valë "nacionalizmi" që nuk ka lidhje as me nacionalen dhe as interesin shtetëror e publik. Në Greqi ekstremistet janë parti në parlament, Shqipëria nuk ka as parti nacionaliste në parlament, por në dy krahët kryeministrat e MPJ gabuan kur dhanë komente emocionale në media përpara se të flasin institucionet e ligjit dhe autoritetet përgjegjëse....”, shprehet Krasniqi.

Të fundit