Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Afrohet uragani i fuqishëm drejt SHBA-së, 1 milion njerëz në rrezik
Qyteti i Wilmington-it në Karolinën e Veriut pritet të goditet së shpejti nga një uragan i fuqishëm i kategorisë së katërt, uragani Florence.
Zyrtarët kanë vënë alarmin duke paralajmëruar se situata është jashtëzakonisht e rëndë. Më shumë se 1 milion njerëz janë nën evakuime të detyrueshme në Karolinën e Veriut dhe në Virxhinia.
Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi se uragani Florence është një kërcënim i madh, por pavarësisht rrezikut një pjesë e mirë e banorëve kanë preferuar të mos lëvizin.
Uragani mendohet se mund të shkaktojë rrëshkitje të tokës, shira të rrëmbyeshëm, përmbytje dhe humbje të energjisë elektrike. Deri më tani, konsiderohet si uragani më i fuqishëm i 30 viteve të fundit.