Flash News

KRYESORE

Afron data e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare pa kandidat të përbashkët

Afron data e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut,

Partitë politike shqiptare ende nuk kanë përgjigje konkrete ndaj thirrjes së kryeministrit Zoran Zaev për kandidat të përbashkët konsensual. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dje deklaroi se do përpiqen të gjejnë shteg për kandidat të përbashkët me LSDM-në. Ndërsa partneri tjetër qeveritar, BESA e Afrim Gashit, thotë se vendimi pritet të merret në organet e partisë.

“Jemi duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale dhe organet e partisë do të marrin vendimin më të pranuar për strukturat tona”- thonë nga Lëvizja BESA, krahu i Afrim Gashit.

Pa vendim të prerë janë edhe partitë opozitare shqiptare. Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se presin vendimin e kryesisë. “I kemi shqyrtuar disa opsione, në takimin e radhës së Kryesisë me siguri do të definohet qëndrimi”- thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Ndërsa ne BESA te drejtuar nga Bilall Kasami, nënvizojnë se nuk kanë marrë ftesë konkrete nga kryeministri Zaev. Ndërsa presin vendimin e ASH-së për të dalë me kandidat të përbashkët. “Nuk kemi marrë ndonjë ftesë nga kryeministri rreth çështje. Jemi të fokusuar në fuqizimin e votës shqiptare në maksimum dhe jemi duke punuar në atë drejtim. Nuk kemi dhe bisedime me ASH-në. Nga komunikimi i fundit mbetet që të mbajnë mbledhje të Kryesisë dhe të na njoftojnë a janë të gatshëm të ulemi për biseda. ASH ende nuk ka dhënë përgjigje”, tha nje kordinator i partise per Alsat Maqedonia.

Deri më 21 mars, partitë politike duhet të dorëzojnë kandidatët e tyre në  Komisionin Qendror te Zgjedhjeve; raundi i parë do të mbahet më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj.

Të fundit