Flash News

KRYESORE

Afron ndeshja me Izraelin, Balaj dhe Memushaj tregojnë problemin e Kombëtares

Afron ndeshja me Izraelin, Balaj dhe Memushaj tregojnë problemin e

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Kristian Panuçi janë duke zhvilluar përgatitjet e fundit në prag të ndeshjes me Izraelin që do të luhet të premten në ‘Elbasan Arena’.

Dy ndër lojtarët që pritet të jenë titullarë, Ledian Memushaj dhe Bekim Balaj kanë premtuar se do të bëjnë maksimumin për të marrë tre pikë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

“Kemi histori të hidhur në shtëpi me të, por kundërpërgjigja në transfertë ka qenë mbresëlënëse. Mendoj se e njohim mirë kundërshtarin e radhës. Ata e dinë forcën tonë, edhe ne të tyren. Objektivi është i vendi i parë. Si Izraeli, si ne, edhe Skocia do të luftojmë për këtë vend, por kjo vendoset në fushën e lojës Kemi ndeshjen me Izraelin. Unë është e rëndësishme të përshtatem me ekipin. Duhet të harmonizohemi mirë dhe ta gjejmë golin në mënyrë më të mirë”, pohoi Balaj.

“Do të jetë ndeshje më e vështirë se në Izrael. Ne do duhet të luajmë më shumë në sulm, ata duhet të mbrohen. Ka shumë çuna të rinj që janë të fortë. S’jemi ata që ishim. Duhet të shikojmë”, shtoi Memushaj, i cili pohoi se i ka munguar përfapësuesja gjatë kësaj periudhe.

“Më ka munguar shumë. Nuk erdha për kartonin. U dëmtova, bëra operacionin te kavilja. Pastaj nuk erdha. Ishalla të premten bëjmë ndeshjen e mirë. Nuk i duhet vetëm Ledjani Shqipërisë, i duhen të gjithë. Nuk kemi folur me Panuçin, dje erdhëm, nuk jemi stërvitur akoma. Nuk besoj te një lojtar, pasi në radhë të parë është grupi që ka bërë diferencën. Nuk kemi Mesin dhe Ronaldon, ky ekip varet nga grupi. Më vjen keq që nuk është Roshi dhe Sadiku, janë shumë të rëndësishëm”, përfundoi Memushaj.

Të fundit