Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Agim Kajmaku në arrati, vjen reagimi i maxhorancës: Nuk kemi as përgjegjësi morale, as politike
Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj në emisionin “Mbrëmja e ABC” tha se PS nuk ka asnjë përgjegjësi për Agim Kajmakun.
“Ky rast nuk identifikohet me PS, është një çështje që po e ndjek Prokuroria. Nuk ka asnjë përgjegjësi sa kohë që nuk i kemi dhënë asnjë mbështetje, nuk kemi asnjë lloj përgjegjësie, as morale as politike. Kemi bërë shkëputje nga këta persona dhe kjo është realizuar me ligjin e dekriminalizimit. PS është partia më e votuar e shqiptarëve”, deklaroi Felaj.
Kujtojmë se Kajmaku është shpallur në kërkim me vendim gjykate, që prej datës 9 Nëntor me akuzën e falsifikimit, ndërkohë kanë dështuar më shumë se 10 operacione për kapjen e tij.
Prokuroria e Krimeve të Rënda u ka shpërndarë një shkresë zyrtare të gjithë noterëve që të denoncojnë menjëherë Agim Kajmakun, nëse ish kreu i bashkisë Vorë i shkarkuar dhe i shpallur në kërkim, paraqitet pranë zyrave të tyre për ndonjë prokurë.
Në të kundërt, prokuroria i paralajmëron noterët se do të mbajnë përgjegjësi penale.