Flash News

KRYESORE

Agim Kajmaku/ Zëri i Amerikës: Nuk e shpëton dot as vendimi i Gjykatës së Janinës

Agim Kajmaku/ Zëri i Amerikës: Nuk e shpëton dot as vendimi i

Zëri i Amerikës shkruan për rastin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, për të cilin u vërtetuan akuzat e PD-së se ka fshehur arrestimin dhe hetimin e tij në Greqi në janar të vitit 2003.

Dukë bërë një përmbledhje të ecurisë të rastit, VoA ndalet te momenti kur Kajmaku dorëzoi pranë autoriteteve, vendimin e shtatorit të këtij viti të gjykatës së Janinës që e shpallte atë të pafajshëm.

“Ndonëse më parë kishte mohuar çdo fakt që e lidhte atë me ngjarjen e ndodhur në Janar të vitit 2003 kur ishte arrestuar në flagrancë pasi kishte qenë në zotërim të kartmonedhave fallso ndërsa po tentonte të bënte një pagesë. Por kjo nuk e shpëton atë nga fakti se ai nuk e ka deklaruar arrestimin në Greqi në formularin e dekriminalizimit, gjë që sipas një vendimi të posaçëm të parlamentit çon në shkarkim të menjëhershëm nga detyra”, shkruan VoA.

Të fundit