Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Agim Nesho: Nuk duhet të presim shumë nga vizita e Hoyt Brian Yee
Ish-Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, nuk e sheh me shumë optimizëm ardhjen e zyrtarit të lartë të DASH në vendin tonë.
Sipas tij nga kjo vizitë në Tiranë nuk duhet të pritet shumë, përveç faktit që Hoyt Brian Yee do të dëgjojë palët.
I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Nesho tha fokusi i BE dhe SHBA është sigurimi i paqes dhe stabilitetit në rajon.
Nesho: Janë vizita të njëpasnjëshme të shumë autoriteteve si nga BE, tashmë dhe nga SHBA, që fokusohen në rajonin tonë. Kjo është një gjë shumë pozitive sepse krizat kanë vërtet një impakt që nëse nuk kontrollohen që në fillim mund të degradojnë dhe çojnë në shpërthime të tjera, varet nga karakteri i krizës ose vendi ku zhvillohet kjo. Në Shqipëri sigurisht që ka një krizë, është kriza e institucioneve demokratike e evidentuar tashmë ku opozita me të drejtë ka shprehur që nuk ka siguri që zgjedhjet do të jenë të barabarta për të gjitha palët. Kërkon të ketë një zgjidhje. Nuk pritet ndonjë gjë shumë e madhe. Këta janë zyrtarë të lartë të DASH po reflektojnë atë politikë si Ambasada.Kjo është krizë politike dhe kërkon zgjidhje politike. Prania e tij është të dëgjojë gjithë palët, të shikojë mundësinë për të ruajtur atë stabilitet që është i nevojshëm në Ballkan. Për SHBA dhe BE këto kriza marrin kuptimin e menaxhimit të tyre në kufijtë e sigurimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.
Në Shqipëri, thotë Nesho, kemi një krizë të pastër demokracie e cila nëse nuk adresohet si duhet rrezikon të pasohet nga të tjera kriza.
Nesho: Në Shqipëri kemi një krizë të pastër demokracie, nëse nuk adresohet tani do vijë një kohë që do të adresohet me shumë konseguenca të tjera që fatkeqësisht një pjesë të tyre do ti vuajë dhe populli shqiptar. Nëse kriza nuk adresohet tani problemi do të mbetet, institucionet që do shkojnë në zgjedhje të vetme pa opozitë që është e papranueshme, por edhe nëse do ti pranojnë institucionet ndërkombëtare unë e quaj që është nons sens dhe një presion. Teorikisht nuk mund ta zëvëndësojnë opozitën. Të gjitha përpiqen për të arritur ndoshta dhe me presion atë stabilitetin dhe të mos ndodhin shumë ngjarje në të njëjtën kohë në rajon.Por ajo që prodhoi këtë krizë është shumë serioze prandaj dhe masat për të reflektuar ndaj saj duhet të jenë serioze dhe në përgjegjësinë e lidershipit që duhet të shikojë më tepër jo interesat e pushtetit por popullit shqiptar që të mos vuajë kriza të tila që janë të dëmshme si për ekonominë, si për investimet.
Por sa jetëgjatë mund të jetë parlamenti i ardhshëm pa opozitën?
Nesho: Mund të qëndrojë për një kohë, varet nga pasojat që prodhon kriza. Si faktor të parë do prodhojë një pushtet autokratik me shumë fuqi që mund të mbajë pushtetin pafundësisht.