Flash News

KRYESORE

Agjencia Europiane për Zbatimin e Ligjit: Roli ynë në reformën në drejtësi, përfshirë SPAK e BKH

Agjencia e Bashkimit Evropian për Trajnimin e Zbatimit të Ligjit, Cepol është një ndër institucionet e përmendura se do të ndihmojë SPAK-un, BKH-në dhe, policine dhe doganat dhe organe te tjera, per te hetuar paratë e "peshqve të mëdhenj" ne vend.

Në një komunikim për Politiko.al, Stefano Failla, menaxheri i projektit të Cepol. shprehet se ata kanë vetëm rol trajnues dhe këshillues dhe jo ekzekutiv, në bashkërendim me Pameca-n.

"Në cilësinë tonë, ne punojmë ngushtë me vendet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Zyrtarët shqiptarë marrin pjesë në kurse dhe mundësi të tjera trajnimi që ne ofrojmë në kuadër të Projektit të Trajnimit të Shërbimit të Hetimit Financiar Cepol, financuar nga Komisioni Evropian", sqaron ai.

"Aktivitetet e këtij projekti përqendrohen në ndërtimin e kapaciteteve në hetimin financiar për policinë, doganat, zyrtarët e taksave, NJIF, prokurorët dhe gjyqësorin. Me Pameca V, kemi shkëmbyer informacione rreth aktiviteteve tona të trajnimit, për të plotësuar njëri-tjetrin në programet tona përkatëse dhe për të shmangur mbivendosjet", pohon ai.

Duke marrë shkas nga një deklaratë e shefes së ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera, ne e pyetëm se si po ecën bashkëpunimi me Euralius-in, organizata tjetër të Bashkimit Europian. "Aktualisht nuk kemi asnjë ndërveprim me projektin Euralius-in", përfundoi ai.

Euralius synon fuqizimin e pavarësisë, transparencës, efiçencës, përgjegjshmërisë dhe besimit publik në sistemin shqiptar të drejtësisë në pajtim me të drejtën dhe praktikat më të mira të BE-së.

Objektivi kryesor i projektit PAMECA është përmirësimi i kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Policisë së Shtetit (PSH), Prokurorisë dhe strukturave të tyre mbështetëse në përmbushjen e objektivave të tyre për plotësimin e nevojave të komunitetit lidhur me sigurinë publike si dhe sfidat e menaxhimit të kufirit.

[caption id="attachment_319241" align="alignnone" width="1384"] Stefano Failla[/caption]

Të fundit