Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Agjencia Evropiane gati ndërtimin e “fshatit të përhershëm” në Hënë, hapi i parë drejt Mars-it
Ngritja e një “fshati” të qëndrueshëm në Hënë përbën fazën e parë drejt eksplorimit të njeriut në Mars, vlerësoi sot Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA).
Hëna, e pashkeluar nga një qënie njerëzore prej 1972, është vendi i duhur edhe pse Marsi mbetet destinacioni përfundimtar, theksoi ESA me rastin e kongresit të 68-të botëror të astronautikës që mblodhi bashkë nga e hëna prej së premtes 4.000 ekspertë ndërkombëtarë në Adelaide, në Australi.
“Ne kemi jetuar në orbitën më të ulët të tokës këto 17 vitet e fundit në bordin e një stacioni hapësinor dhe po përgatitemi për misionin e parë të njeriut në Mars”, shpjegoi për median në vazhdën e kongresit, Piero Messina që punon nën drejtimin e përgjithshëm të ESA. Ndërkohë ne besojmë se ekziston mundësia për të krijuar një prani të qëndrueshme dhe të përhershme në sipërfaqen e Hënës.
Për të shkelur dhe populluar Marsin është perceptuar nga kompanitë private dhe publike si një hap tjetër i rëndësishëm në eksplorimin hapësinor dhe është parashtruar si një temë kyçe në kongresin e Adelaides.